Një zjarr shpërtheu në katedralen historike në Paris. Zjarri shkatërroi grykën e kishës dhe ka djegur një ndër kullat e saj drejtkëndore.
Në një deklaratë, Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi të rindërtojë katedralen dhe tha se po kërkon ndihmë ndërkombëtare.
Sipas revistës People, biznesmeni miliarder, François Henri Pinault – i cili u martua me aktoren Selma Hayek në vitin 2009 dhe që ka një shtëpi pranë katedrales – iu përgjigj thirrjes me një donacion prej 100 milionë eurove.
Në një deklaratë të marrë nga gazeta franceze, “Le Figaro”, 56-vjeçari pohoi se “Babai im (François Pinault) dhe unë vetë kemi vendosur të japim një donacion në vlerë prej 100 milion eurove nga fondet tona Artemis (kompania mbajtëse e familjes) që do të jetë e nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame”.
https://www.youtube.com/watch?v=JAqOFGPu35g
Përmes Kering – një grup global luksoz – Pinault menaxhon zhvillimin e një sërë biznesesh të njohura, duke përfshirë Gucci, Alexander McQueen, Stella McCartney, Saint Laurent dhe Balenciaga.
Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, biznesi familjar i Pinault, i cili kryesohet nga babai i tij, vlen rreth 32.3 miliardë euro.
Edhe Selma publikoi një imazh të djegies së katedrales duke thënë se “si shumë të tjerë, edhe unë jam tronditur thellë me këtë ngjarje në Paris”. /Telegrafi/