Telegrafi

Bashkëpunimi i shumëpritur i Gjikos dhe Fifit publikohet të enjten

Foto: Gjiko/Instagram

Dy artistët e njohur dhe tejet të suksesshëm, Gjiko dhe Fifi prej ditësh kanë paralajmëruar një bashkëpunim muzikore.

Dyshja që njihen për hitet të shumta ndër vite këtë herë kanë bashkuar forcat për të sjell një duet që pritet të lansohet nesër (e enjte).

Kështu kanë bërë të ditur të dy përmes rrjeteve sociale përkatëse duke dhënë lajmin për fansat e tyre.

Foto: Fifi/Instagram

Reperi i njohur nga Peja ka publikuar pjesë të shkurtra të klipit dhe imazhe nga xhirimet duke zbuluar se projekti mban titullin “Djeki”.

“Nesër djeget krejt. 07.07.2022 ora 19:00, Gjiko x Fifi –Djegi”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Gjiko po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Majk “Kce kce” që është kthyer në një hit veror.

Lexo po ashtu Gjiko dhe Fifi bëjnë paralajmërimin e këngës së re

Ndërsa, kënga e fundit e Fifit është gjithashtu një duet me Tunën, dyshja pak kohë më parë lansuan “Melaqe” që po pritet mirë nga ana e fansave. /Telegrafi/