Telegrafi

Bashkëpunimi i Fifit dhe Ronela Hajatit publikohet më 1 gusht

Dy emrat të njohur të estradës shqiptare kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të ri.

Bëhet fjalë për dy këngëtaret e njohura dhe shumë të dashura nga publiku, Fifi dhe Ronela Hajati.

Ashtu siç kishin paralajmëruar prej kohësh, ato kanë finalizuar një duet dhe tashmë kanë zbuluar detaje të reja.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Përmes disa imazhe që Ronela ndau me fansat në Instagram, të dyja dukeshin në formë të mrekullueshme teksa shihen të veshura me kostume me ngjyrë të kuqe.

Në mbishkrim, këngëtarja ka njoftuar se kënga e re me titullin “Hajde shpirt” publikohet më 1 gusht.

“1 gusht – “Hajde shpirt” i vihet kapaku, Fifi të dua, faleminderit. Bëhuni gati të tundni tokën”, ka shkruar Ronela, ndërsa mori komente të shumta nga ana e fansave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy artistet që njihen për hite të shumta. /Telegrafi/