Ata kanë shijuar një sukses të madh me bashkëpunimin e parë muzikore “Alkool” dhe tashmë po sjellin një të dytë.
Bëhet fjalë për dy artistët e njohur dhe shumë të suksesshëm, Yll Limani dhe Noizy, të cilët kanë finalizuar duetin e dytë së bashku.
Kënga më e re e rap-artistit dhe këngëtarit mban titullin “Yalla” dhe do të jetë pjesë e albumit të Noizyt “Alpha”.
Bashkëpunimi i dyshes bashkë me albumin e reperit publikohet më 7 prill dhe këtë e ka konfirmuar edhe Ylli.
Këngëtari ka ndarë disa imazhe me fansat e tij në Instagram që la të kuptohet se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.
“Yalla/7 prill”, ka shkruare Ylli në mbishkrimin e postimit teksa shihej në një vend malor.
Dueti i tyre i shumëpritur padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë, bashkëpunimi i parë i Yllit dhe Noizyt aktualisht numëron 54 milionë klikime në kanalin e YouTube. /Telegrafi/