Dy emrat e njohur të estradës shqiptare, Butrint Imeri dhe Don Xhoni, kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët muzikor.
Të dy ata prej ditësh kanë nisë paralajmërimet, teksa së fundmi ka bërë të ditur edhe datën e publikimit të projekti.
Përmes disa postimeve në InstaStory, ata kanë njoftuar se kënga e re “Corazon”, publikohet me 23 dhjetor. Kënga do jetë e vizuelizuar edhe me klip, i cili është xhiruar në Dubai.
“Zonja dhe zotërinj mos e harroni këtë datë. 23.21.2021 në ora 23:59”, kanë shkruar këngëtari dhe reperi në postimet e tyre.
Kujtojmë që krahas këtij bashkëpunim dyshja gjatë vitit që po lëmë pas kanë sjell disa projekte të suksesshme që u prit mirë dhe u pëlqyen nga publiku.
Kënga e fundit e Don Xhonit është bashkëpunimi me reperen, Loredana “Gjuj për to”, ndërsa i Butrint Imerit është projekti solo “Kuku”. /Telegrafi/