Arian Agushi nuk e ka ndërmend të ndalet me prurjet e reja. Deri në fund të vitit ai ka premtuar edhe pesë këngë.
Njëra nga projektet do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Afrim Muçiqi.
Për Telegrafin Gold Ag tha se kënga i kushtohet dëshmorit të Llapit, Ali Ajeti dhe do të vijë e realizuar me videoklip.
Ndryshe reperi, i cili mbrenda këtij viti deri më tani ka publikuar dhjetë projekte, këto ditë është duke xhiruar videoklipin e bashkëpunimit me Eni dhe Greta Koçi, i cili do të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/