Klubi turk Besiktas ka njoftuar këtë të premte (12 korrik) transferimin e Ciro Immobiles i cili do të jetë pjesë e tyre për dy sezonet e ardhshme. Transferimi i ish-sulmuesit të Lazios u kushtoi atyre rreth tre milionë euro.
Italiani ishte për një kohë shumë të gjatë pjesë e Lazios, me fanellën e të cilëve arriti të shënoj 207 gola dhe të dhurojë 54 asistime në 340 ndeshje të luajtura.
Sulmuesi 34-vjeçar do të bëhet kështu shok skuadre me dyshen shqiptare Ernest Muçi dhe Milot Rashica duke kompletuar një sulm të frikshëm.
Kërkesat e Lazios fillimisht ishin më të larta, pasi klub lacial kërkonte pesë milionë euro për shërbimet e italianit, por që palët gjetën gjuhën e përbashkët për ta mbyllur transferimin për tre milionë euro.
⌛👑🛫 pic.twitter.com/P6FUDk0NCd
— Beşiktaş JK (@Besiktas) July 12, 2024
Ciro Immobile ka nënshkruar një kontratë sipas të cilës do të jetë futbollist i Besiktasit deri në vitin 2026, ku do të fitojë gjashtë milionë euro në sezon.
Gjatë tetë sezoneve sa ishte pjesë e Lazios, Immobile theu disa rekorde me fanellën e tyre:
Në 340 ndeshje zyrtare të luajtura me fanellën e Lazios Immobile theu disa rekorde:
Lojtai i Lazios me më shumë gola të shënuar në Serie A: 169
Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në Evropë: 26
Lojtari i Lazios me më shumë gola të shënuar në garat zyrtare: 207
Lojtari i Lazios ka fituar i shpallur më së shumti golashënuesi më i mirë i Serisë A: 3 (ka barazuar Giuseppe Signorin)./Telegrafi/