Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, njërin në Ferizaj e tjetrin në një fshat të Vushtrrisë, pasi të njëjtit kanë bashkëjetuar me vajza të mitura.
Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit thuhet se në fshatin Shallc të Vushtrrisë është arrestuar i dyshuari pasi që ka bashkëjetuar me një femër të mitur.
“Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Ndërsa në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, të martën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor. /Telegrafi/