Një person është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar një femër e moshës së mitur.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar viktima femër kosovare e moshës së mitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/