Është arrestuar një person në Mitrovicën e Jugut, kjo pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me një të mitur nën moshën 16 vjeçare, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/