Vedat Muriqi ka përfunduar një vit të jashtëzakonshëm në kampionatin turk.
Sulmuesi nga Prizreni ka qenë golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit turk.
Në 34 ndeshje zyrtare në elitën e futbollit turk, Muriqi ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm dhe interesimet nga skuadrat e njohura mos të mungojnë.
Fenerbahce, Besiktas, Galatasaray, Istanbul Basaksehir, Betis, Celta Vigo dhe Toulouse janë skuadrat e interesuara për shërbimet e kosovarit.
Por mediat turke kanë raportuar se Basaksehir tanimë i ka kaluar të gjitha me ofertën e fundit.
Nën kampionët e Turqisë thuhet se kanë ofruar pesë milionë euro për transferimin e Muriqit në Stamboll, duke u bërë skuadra me ofertën më të lartë.
Gjithsesi skuadra favorite dhe më e interesuar për transferimin e Muriqit mbetet gjiganti tjetër turk Fenerbahce.
Pas dy ndeshjeve me Përfaqësuesen e Kosovës, Muriqi pritet të vendos për skuadrën e tij të re. /Telegrafi/