Telegrafi

Basha: S’kanë mëshirë për qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka reaguar pas votimit për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sipas tij, i njëjti grusht politikanësh nuk ka asnjë mëshirë për xhepat e qytetarëve.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI. Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja. PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, ka thënë Basha. /Telegrafi/