Telegrafi

Baseli nuk e blen Edon Zhegrovën, lojtari i dëshpëruar me vendimin e klubit zviceran

Klubi i njohur zviceran, Basel, ka pasur kohë deri të martën të kompletojë transferimin e Edon Zhegrovës për vetëm 3.3 milionë euro, gjë që nuk e ka bërë dhe ai me shumë gjasë në verë do të kthehet tek klubi i tij i mëparshëm Genk.

Mesfushori sulmues i Kosovës është i dëshpëruar mëe vendimin e klubit të Baselit, që nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar atë.

Kështu të paktën ka thënë këshilltari i lojtarit, Marc Van Osselaer.

Zhegrova duke festuar një gol së bashku me Xhakën

“Edoni është zhvilluar mirë te Baseli, ai do të dëshironte të mbetej te Baseli. Ne jemi të dëshpëruar me vendimin e atyre që ishin përgjegjës”.

“Ai do të kthehet te KRC Genk pas përfundimit të stinorit. Ai ka me Genkun kontratë të vlefshme edhe për dy vite”, ka thënë këshilltari i Zhegrovës, Marc Van Osselaer.

Zhegrova gjatë zëvendësimit ndaj Stuttgartit

Sipas tij te Baseli do t’i bien pishman që nuk e kanë mbajtur Zhegrovën: “Baseli do të përfitonte nga Edoni, nëse opsioni do të shfrytëzohej”. /Telegrafi/