Klubi i njohur zviceran, Basel, ka pasur kohë deri të martën të kompletojë transferimin e Edon Zhegrovës për vetëm 3.3 milionë euro, gjë që nuk e ka bërë dhe ai me shumë gjasë në verë do të kthehet tek klubi i tij i mëparshëm Genk.
Mesfushori sulmues i Kosovës është i dëshpëruar mëe vendimin e klubit të Baselit, që nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar atë.
Kështu të paktën ka thënë këshilltari i lojtarit, Marc Van Osselaer.
“Edoni është zhvilluar mirë te Baseli, ai do të dëshironte të mbetej te Baseli. Ne jemi të dëshpëruar me vendimin e atyre që ishin përgjegjës”.
“Ai do të kthehet te KRC Genk pas përfundimit të stinorit. Ai ka me Genkun kontratë të vlefshme edhe për dy vite”, ka thënë këshilltari i Zhegrovës, Marc Van Osselaer.
Sipas tij te Baseli do t’i bien pishman që nuk e kanë mbajtur Zhegrovën: “Baseli do të përfitonte nga Edoni, nëse opsioni do të shfrytëzohej”. /Telegrafi/