Edon Zhegrova ka zbuluar në një intervistë të shkurtër me Blick se Baseli është skuadra më e mirë në Zvicrës dhe qëllimi i tij është që një ditë të luajë për Barcelonën.
Reprezentuesit i Kosovës ka cilësi të jashtëzakonshme dhe kjo nuk mund të mohohet, e që për të ka folur edhe një person që e njeh shumë mirë.
Bernard Challandes tërbohej kur pyetej për Edon Zhegrovën. “Kreativiteti i tij, teknika e tij, këmba e majtë, oh la la”, deklaronte ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, e që kështu e fillon shkrimin mediumi i madh zviceran.
Lojtarë të tillë do të bënin të gjithë ndryshimin. Sepse ata bëjnë gjëra të paparashikueshme. Kohët e fundit Zhegrova është bërë gjithnjë e më shpesh dallimin në ndeshje.
“Ai ka një goditje të mirë, sjell krosime të mira, mund të driblojë. Njerëzit vijnë në stadium për një lojtar të tillë”, thotë Challandes.
Por, pse dikush si ai luan ende në Basel në moshën 22-vjeçare? “Sepse dua ta bëj hap pas hapi”, përgjigjet Zhegrova. Në një të ardhme, ai dëshiron të luajë Barcelonën. “Gjithmonë kam thënë se ky është qëllimi im dhe nuk do të ndalem derisa të arrij atje”.
Zhegrovës nuk i mungon vetëbesimi, para përballjes së vështirë me Young Boys që luhet sot (e mërkure) nga ora 20:30, reprezentuesi kosovar nuk fshehët në asnjë sfidë. “Mendoj se jemi ekipi më i mirë në Zvicër!”.
Për sa i përket karakterit, Zhegrova është “djalë i mirë, shumë i ndjeshëm dhe ndonjëherë pak emocional dhe impulsiv”, ka shtuar Challandes. “Ai është i pakënaqur kur nuk luan”.
Zhegrova ka pasur probleme edhe me kuadratin, por ndërkohë anësori e cilëson trajnerin aktual të Baselit si trajnerin më të mirë që ka pasur ndonjëherë. /Telegrafi/