Site icon Telegrafi

Baseli e do Sadikun

Armando Sadiku u huazua nga Zurichu që luan në kategorinë e dytë për te Lugano.

Ai e ndihmoi këtë skuadër që udhëhiqet nga Paulo Tramezzanit për ta siguruar mbijetesën, madje arriti edhe kualifikimin në Ligën e Evropës.

Mirëpo, ndonëse sezoni nuk ka përfunduar ende, emri i Sadikut ka nisur të lakohet si një ndër futbollistët që kërkohet shumë në këtë afat kalimtar.

Së fundmi, “Blick.ch” ka bërë me dije se emri i sulmuesit shqiptar është një ndër mundësitë me të cilët Baseli do të kërkojë të përforcohet.

Ai po kërkohet nga Baseli që t’i prijë sulmit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version