Basel insiston për Ajetin
Albian Ajeti ka përfunduar një stinor të shkëlqyer në kampionatin zvicerane me St Gallenin.
Talenti prishtinas ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 29 ndeshjet e Superligës së Zvicrës.
Kjo ka bërë që për të të interesohet kampioni i ri i Zvicrës, Basel që kërkon rikthimin e tij.
Në fakt, Ajeti ka dalë nga akademia e Baselit, por në vitin 2016 ishte transferuar tek Augsburg.
St Gallen e bleu për një milionëeuro sulmuesin nga Augsburgu, ndërsa kërkon të përfitojë më shumë nga shitja e tij.
Basel është i gatshëm të shpenzojë pesë milionë euro për rikthimin e tij në ‘St Jacob Park’. /Telegrafi/