Site icon Telegrafi

Basel dhe Wolves me fitore kalojnë tutje, këto janë çiftet çerekfinale në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Basel – Eintracht Frankfurt dhe Wolverhampton Wanderers – Olympiacos ishin dy sfidat e fundit që u zhvilluan.

Baseli ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë ndaj Eintracht Frankfurtit 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0 pas dy takimeve kalojnë në çerekfinale.

Golin e vetëm në këtë sfidë për kampionin e shumëfishtë të Zvicrës e realizoi mesfushori Fabian Frei.

Fitore minimale 1-0, por që ka vlejtur me kualifikim ka shënuar edhe skuadra angleze Wolverhampton Wanderers përballë gjigantit grek Olympiacos.

Ishte sulmuesi meksikan Raul Jimenez që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e nëntë nga penalltia.

Kësisoj edhe Wolverhampton siguron kalimin në çerekfinale të Ligës së Evropës duke arritur një sukses të madh.

Kësisoj skuadrat që kanë siguruar plasmanin në çerekfinale janë: Manchester United, Wolverhampton Wanderers, Basel, Sevilla, Copenhagen, Bayer Leverkusen, Inter dhe Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/

Çiftet çerekfinale në Ligën e Evropës:

Wolverhampton Wanderers – Sevilla

Manchester United – Copenhagen

Inter – Bayer Leverkusen

Shakhtar Donetsk – Basel

Të gjitha ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen me vetëm nga një ndeshje*

Exit mobile version