Marc Bartra pritet të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij edicioni.
Mbrojtësi spanjoll nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e Luis Enriques dhe ka paralajmëruar largimin nga ‘Camp Nou’.
25-vjeçari ka disa oferta nga Liga Premier, mirëpo e ardhmja e tij duket se do të jetë në Gjermani.
Skuadra e njohur gjermane Schalke 04 ka shprehur interesim për mbrojtësin spanjoll dhe ka bërë gati një ofertë prej 12 milionë euro.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe Liverpool, Tottenham Hotspurs dhe Wolfsburg. /Telegrafi/