Site icon Telegrafi

Bartomeu: Do të doja ri-nënshkrimin me Neymarin, por nuk do lëndohesha nëse kalon te Real Madridi

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, këmbëngul që ata mund të përballojnë transferimin e mundshëm të Neymarit në Real Madrid.

Neymar kaloi gjatë verës në Paris Saint-Germain nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, Neymar është i lidhur shumë me një lëvizje verore në Madrid, ndërsa rreth këtij transferimi ka folur edhe presidenti i Barcelonës.

Lexo po ashtu Neymar ka klauzolë largimi nga PSG, alarmohen gjigantët evropianë

“Nuk do të lëndohesha nëse Neymari kalon në Real Madrid. Më pëlqen që lojtarët e mirë janë në LaLiga”, ka thënë fillimisht Bertomeu.

Neymar është lidhur shumë me një largim nga PSG (Getty Images)

“Është në dorën e tij që të vendosë, por ai ka një kontratë me PSG për katër vitet e ardhshme”.

“Prioriteti ynë është Barcelona dhe pastaj LaLiga është konkurrente. Rivalët tanë janë Liga Premier”.

Lexo po ashtu Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin

“Nëse unë do të doja që ai të kthehej? Natyrisht, e kishim atë për katër sezone dhe ai është një lojtar shumë i mirë”.

“Po, unë mendoj se ata [PSG] nuk duan ta shesin”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version