Josep Maria Bartomeu insiston se ai nuk është i shqetësuar me ditën kur Lionel Messi do të pensionohet nga futbolli.
Ylli argjentinasi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë dhe u bë lojtari i parë në histori që arrin ta bëjë këtë gjë.
Por, ku e mori në duart e tij trofeun e çmuar, paralajmëroi se ai nuk është edhe shumë larg nga dita kur do të largohet nga futbolli aktiv.
Bartomeu ka deklaruar se ai nuk është i shqetësuar nga kjo gjë dhe se po punon në kontratën e re të 32-vjeçarit.
“Unë jam i shqetësuar për ditën kur Messi do të dalë në pension,” ka thënë Bartomeu për Catalunya Radio gjatë fundjavës së shkuar.
“Unë do të doja që ai të nënshkruajë një kontratë tjetër. Ai ka ende kohë përpara tij, ne kemi folur shumë herë për të”.
“Ai nuk ka asnjë problem me vazhdimin te Barca. Nuk kam dyshim se ai do të luajë këtu derisa të pensionohet, se është i angazhuar për klubin. Nuk ka dyshime që ai të përfundojë karrierën e tij këtu dhe ta përfundojë atë kur dëshiron”, ka shtuar më tej presidenti i katalunasëve.
Bartomeu thuhet se ka ndërmend të zgjasë kontratën e sulmuesit argjentinas deri pas Kupës së Botës që zhvillohet në vitin 2022. /Telegrafi/