Telegrafi

Bartomeu: Për Lautaron do të flasim me trajnerin e ri

Lautaro Martinez (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e një tjetër përpjekjeje për transferimin e Lautaro Martinez.

Blaugranët e kanë shprehur haptas interesimin për sulmuesin e Interit, ndërsa gjatë një interviste për Barca TV, kreu i klubit ka folur sërish për 22-vjeçarin.

“Kemi qenë në bisedime me Interin që para pezullimit. Bisedimet u ndërprenë kur garat rifilluan”.

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Do të bisedojmë me trajnerin e ri, në mënyrë që ta kuptojmë vizionin e tij për të ardhmen”, ka deklaruar Bartomeu.

Në ndërkohë, pritet që Ronald Koeman të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës. /Telegrafi/


Mendoni se Lautaro Martinez do të ishte partner i duhur i Lionel Messit në sulmin e Barcelonës? Shprehuni në hapësirën për komente.