Telegrafi

Bartomeu ndryshon qëndrim rreth Neymarit: Lojtarët vendosin vet nëse duan të largohen

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duket se ka zbutur qëndrimin e klubit për një largim të mundshëm të Neymarit.

Më parë këtë muaj, Bartomeu u tha gazetarëve se klauzola e lirimit prej 222 milionë ve e 25-vjeçarit në Camp Nou ishte ‘e pamundur për të aktivizuar’, por tani ai ka konfirmuar se klubi do të ishte i pafuqishëm nëse lojtari vendos të largohet.

Lexo po ashtu Neymar ia bën të qartë Bartomeut: Dua të largohem nga Barça

“Neymar është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe ne nuk duam ta humbim atë”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për New York Times.

“Ne duam që ai të vazhdojë me ne, ai ende ka katër vjet në kontratë”.

Lexo po ashtu Fillon rebelimi i Neymarit – grushton transferimin e ri të Barçës, hedh fanellën në tokë dhe lë stërvitjen i nervozuar (Foto/Video)

“Por, lojtarët vendosin vet nëse duan të shkojnë kështu që nuk kam asgjë për të thënë”.

“Ne kemi nevojë për atë, sepse nëse duam të fitojmë, duhet të kemi lojtarët më të mirë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/