Telegrafi

Bartomeu ka konfirmuar se Setien e Abidal janë shkarkuar nga Barcelona

Josep Bartomeu ka konfirmuar se Quique Seti3en nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, pasi është shkarkuar – raporton Tiempo de Juego.

Pas eliminimit turpërues nga Bayern Munichu me rezultat 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, klubi katalunas ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore.

Presidenti Bartomeu raportohet se ka konfirmuar shkarkimin e Setien, derisa atij do t’i bashkohet edhe drejtori sportiv Eric Abidal.

Lexo po ashtu Messi dëshiron të largohet – Barcelona tashmë i është përgjigjur argjentinasit

Trajneri ishte në krye të skuadrës për shtatë muaj, mirëpo qysh nga fillimi, kishte dilema nëse ai do të rikthente nivelin e lartë të skuadrës.

Në anë tjetër, Abidal me kritika ndaj lojtarëve kishte nxitur reagimin e ashpër të Lionel Messit që i kishte thënë që më mirë t’i shikonin punët e tyre.

Lexo po ashtu Ronald Koeman shihet në aeroportin e Barcelonës – marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejtë

Setien pritet të zëvendësohet nga Ronald Koeman që tashmë është parë në aeroportin e Katalunisë. /Telegrafi/