Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë që po investojnë në lojtarë të mëdhenj pasi që duhet të përgatiten për epokën pa pensionimit të Lionel Messit.
Me 29 gola në 28 ndeshje, kapiteni Messi është treguar lojtar vendimtar për Ernesto Valverden, por ani është 31 vjeç dhe duhet të mendohet që së shpejti ai do të pensionohet.
Barcelona ka ofruar Frenkie de Jong nga Ajax për 75 milionë euro, ndërsa e ka konfirmuar edhe marrëveshjen me Emerson nga Atletico Mineiro.
Dyshja u bashkohet emrave si Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Jean-Clair Todibo që janë të ri.
“E di që një ditë Lionel do të thotë se po pensionohem. Duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen”.
“Jemi duke sjell lojtar të mëdhenj të ri, pasi duam që ta vazhdojmë këtë epokë të suksesit. Kjo është detyra jonë”.
“Mandati im do të mbyllet pas dy sezonesh. Dua ta lë klubin në pozitë të mirë duke i treguar presidentit të ti se kjo është e shkuara jonë”.
Messi është krye-shënues në La Liga me 21 gola dhe është duke e ndjekur titullin e 10-të personal. /Telegrafi/