Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është i bindur se Lionel Messi së bashku me Jordi Alban e Ernesto Valverden do të vazhdojnë të përfaqësojnë klubin Blaugrana në sezonet e ardhshme.
Një marrëveshje e re për sulmuesin argjentinas nuk është diskutuar zyrtarisht, por një rinovim i kontratës patjetër do të përpilohet sipas Bartomeut.
“Leo Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë fillimisht Bartomeu për RKB.
“Ai është një lojtar i klubit tonë dhe bashkëpunimi do të vazhdojë përgjithmonë”.
Jordi Alba është një tjetër lojtar i cili do të vazhdojë të luajë për klubin katalunas dhe Bartomeu është optimist për një marrëveshje të re të spanjollit.
“Ai na ka thënë se dëshiron të vazhdojë. Ne i kemi ofruar atij një kontratë të re për pesë vjet dhe shpresoj që do të vazhdojmë të diskutojmë për marrëveshjen”, shtoi ai.
Trajneri Ernesto Valverde është një tjetër individ që Bartomeu është i prirur të mbajë në klub pa marrë parasysh se çfarë ndodh këtë sezon.
“Unë besoj se ai do të qëndrojë. Ai beson në lojtarët e tij dhe është vetëm sezoni i tij i dytë në krye të ekipi”.
“Qëllimi është të përfundojmë fortë sezonin dhe të fitojmë gjithçka. Besoj që ai të udhëheqë skuadrën dhe edhe nëse nuk fitojmë asgjë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/