Pep Guardiola gjithmonë do të mirëpritet përsëri në Barcelonë, sipas presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu, i cili është gjithashtu i bindur se Lionel Messi do të përfundojë karrierën e tij në Camp Nou.
Duke u larguar nga klubi për shkak të presionit të lartë në punë, Guardiola foli kohëve të fundit për dëshirën e tij për t’u kthyer një ditë në një rol në La Masia dhe kjo gjë i ka pëlqyer edhe Bartomuet, i cili mendon se trajneri është i mirëpritur.
“Ai është një gjeni dhe dyert e shtëpisë së tij janë të hapura sa herë që ai dëshiron të vijë”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një intervistë për The Times.
“Një ditë lexova se ai dëshiron ta merrte klubin La Masia në të ardhmen dhe kjo gjë mu dukë e përsosur për mua”.
“Kjo është ajo që ne i ofruam kur tha se donte të largohej, sepse ai tha se ishte lodhur nga presioni, kështu që kthimi i tij do të ishte një lajm i mirë”.
Presidenti i Barcelonë gjithashtu foli edhe për yllin më të madh të skuadrës, Messin, i cili sipas tij do të luajë në Camp Nou duke në fund të karrierës.
“Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona”.
“Ai asnjëherë nuk ka kërkuar largimin dhe projekti ynë është që lojtarët e mëdhenj t’i bëjnë ‘lojtarë të vetëm një klubi'”.
“Ne nuk i shesim lojtarët e mëdhenj që kemi”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/