Josep Maria Bartomeu është i gatshëm të japë dorëheqje si president i Barcelona nëse Lionel Messi ndryshon mendje dhe vendos të qëndrojë në Camp Nou.
Argjentinasi dërgoi një faks në klub të martën duke kërkuar që të largohej nga klubi për shkak të një klauzole në kontratën e tij, megjithëse afati për këtë ka kaluar dhe marrëveshja e tij ka akoma edhe një vit.
Sipas mediumeve TV3 dhe gazeta Marca, Bartomeu do të largohet nëse kapiteni i Barcelonës pranon publikisht të qëndrojë në Kataluni.
Tani presioni ka lëvizur te Messi, vendimi i të cilit për t’u larguar raportohet se është i pakthyeshëm.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Një votë mosbesimi për Bartomeun i ka shtuar presionit që ai po i nënshtrohet pasi Messi i tha Barcelonës që dëshiron të largohet.
33-vjeçari gjithmonë ka mohuar akuzat se ai komandon te Barcelona dhe duke kërkuar dorëheqjen e presidentit mund të mos jetë rruga më e lehtë për të marrë atë.
Bartomeu është i vendosur të mos negociojë shitjen e Messit bazuar në faktin se klauzola e lojtarit për të lënë të lirë skadoi më 10 qershor. /Telegrafi/