Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për Paulo Dybalan.
Ai ka thënë se Dybala është lojtar i madh, por janë të kënaqur me skuadrën aktuale.
Bartomeu është nën presion pas shitjes së Neymar te Paris Saint-Germain, ndërsa shumë tifozë e kërkonin Dybalan si zëvendësues të tij.
“Si e shikojë unë Dybalan? Ai është një lojtar i madh, por jemi të lumtur me skuadrën që e kemi”.
“Ai është një lojtar i Juves, dhe kemi respekt të madh për Bianconerët dhe presidentin e tyre, Andrea Agnelli”, ka thënë Basrtomeu për Tuttosport. /Telegrafi/