Presidenti Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se Barcelona është duke e analizuar transferimin e mundshëm të Lautaro Martinezit nga Interi në këtë verë.
Blaugranasit ka kohë që lidhen me një transferim të sulmuesit argjentinas, mirëpo nuk po dakordohen me Nerazzurët për shumën e lojtarit.
Por, Bartomeu ka zbuluar se bisedimet me Interin do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj vere.
“Ky afat i transferimeve do të jetë i çuditshëm. Klubet nuk mund të shpenzojnë shumë shkaku i krizës nga pandemia botërore, por Barca gjithmonë ka qenë protagonist në afatet e transferimeve”, ka thënë ai për Spanish TV3.
“Në rastin e Lautaros, negociatat janë duke vazhduar dhe kemi biseduar me Interin para disa javësh. Tani, ne po e analizojmë situatën”, ka shtuar më tej Bartomeu.
Interi kërkon mbi 120 milionë euro për shërbimet e Lautaros, derisa Barcelona është e gatshme që të ofrojë dy lojtarë dhe një shumë të hollave. /Telegrafi/