Barcelona nuk ka marrë asnjëherë ofertë për Lionel Messin. Kështu ka bërë të ditur presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.
Argjentinasi e ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale te katalunasit, të cilëve iu bashkua që nga mosha 13 vjeçare.
Në vitet e fundit, ai është lidhur disa herë me një largim nga Barca, ndërsa Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë përmendur si destinacione të mundshme.
Megjithatë, me shumë mundësi, Messi mund ta përfundojë karrierën në Camp Nou, pasi ka kontratë deri në vitin 2021 dhe Bartomeu e ka bërë të qartë se atij do t’i vazhdohet sërish kontrata.
“Askush, asnjëherë, nuk e ka kontaktuar Barcën për të pyetur se sa kushton Messin”, ka thënë presidenti i Blaugranëve për RAC 1.
“Akoma ka kohë për Messin që të fitojë një, dy apo tri trofe të Ligës së Kampionëve, para se të pensionohet”, ka shtuar ai.
Superylli i katalunasve e shënoi golin e 33-të në La Liga në barazimin (2-2) ndaj Real Madridit në ‘el Clasico’ dhe vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në garat kryesore evropiane. /Telegrafi/