Telegrafi

“Barrierat” e ngritura nga Rusia për të mbrojtur urën e Krimesë nga sulmet e Ukrainës “janë larë nga një stuhi e shekullit” që goditi rajonin e Detit të Zi

“Barrierat” e ngritura nga Rusia për të mbrojtur urën e Krimesë nga sulmet e Ukrainës thuhet se “janë larë nga një stuhi e shekullit” që goditi rajonin e Detit të Zi.

“Barrierat”, të vendosura për të mbrojtur kalimin rrugor dhe hekurudhor nga dronët ukrainas në det, ka të ngjarë të jenë “fshirë” nga stuhia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ura e Krimesë, e njohur gjithashtu si Ura e Kerçit, lidh kontinentin rus me gadishullin e pushtuar që Moska aneksoi në vitin 2014.

Imazhet satelitore që qarkulluan pasi kishte kaluar moti më i keq, dukej se tregonin ujërat afër urës të pambrojtura nga barrierat, sipas një analize nga “BrianE6B” të shpërndarë në X, i njohur më parë si Twitter.

Ato ishin pjesë e “masave të gjera mbrojtëse” nga sulmet në urën e Kerçit, një pjesë jetike e infrastrukturës për lëvizjet e trupave ruse dhe zhvendosjen e pajisjeve në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas konfirmuan gjithashtu se stuhia, e cila goditi rajonin e Detit të Zi me erëra të forta uragani dhe valë deri në dhjetë metra, kishte shkatërruar barriera të tjera ruse rreth Krimesë.

Ndryshe, javën e kaluar u tha se Moska dhe Pekini kanë diskutuar ndërtimin e një “tuneli nënujor” që lidh Rusinë kontinentale dhe Krimenë e pushtuar, mes frikës në rritje se Ura e Kerçit, e cila është goditur me sukses dy herë nga Ukraina, mbetet e pambrojtur. /Telegrafi/