Telegrafi

Barkley, gjatë ditës kryen testet mjekësore te Chelsea? (Foto)

during the Premier League match between Everton and Watford at Goodison Park on May 12, 2017 in Liverpool, England.

Ross Barkley mund të bëhet sot (e premte) gjatë ditës lojtari më i ri i Chelseat.

Kampioni aktual i Ligës Premier mund ta kryej gjatë ditës së premte transferimin e tyre të parë për këtë afat kalimtar.

Kjo pasi sipas mediumeve angleze, ylli i Evertonit, Barkley, gjatë ditës pritet t’i kryej testet mjekësore me Blutë e Londrës.

Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Është mediumi Bleacher Report, i cili raporton lajmin e një gazetari të njohur anglez në lidhje me testet mjekësore të Barkleyt te Chelsea.

Barkley në aksion gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit (Getty Images)

Sipas këtij mediumi, mesfushori anglez do të zbarkojë gjatë ditës në Stamford Bridge për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Ky medium thekson te transferimi i Barkleyt pritet t’i kushtoj Bluve 15 milionë funte apo rreth milionë eurove.

Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo në Angli, Barkley po kryente testet mjekësore, por në momentin e fundit refuzoi të nënshkruajë me Chelsean

Megjithatë, kjo ofertë ende është duke u diskutuar nga drejtuesit e klubit të Evrtoni.

Ndryshe, Barkley ishte edhe gjatë verës afër transferimit te Chelsea, por ai dështoi vetëm në minutat e fundit. /Telegrafi/