Ross Barkley mund të bëhet sot (e premte) gjatë ditës lojtari më i ri i Chelseat.
Kampioni aktual i Ligës Premier mund ta kryej gjatë ditës së premte transferimin e tyre të parë për këtë afat kalimtar.
Kjo pasi sipas mediumeve angleze, ylli i Evertonit, Barkley, gjatë ditës pritet t’i kryej testet mjekësore me Blutë e Londrës.
Është mediumi Bleacher Report, i cili raporton lajmin e një gazetari të njohur anglez në lidhje me testet mjekësore të Barkleyt te Chelsea.
Sipas këtij mediumi, mesfushori anglez do të zbarkojë gjatë ditës në Stamford Bridge për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.
Ky medium thekson te transferimi i Barkleyt pritet t’i kushtoj Bluve 15 milionë funte apo rreth milionë eurove.
Megjithatë, kjo ofertë ende është duke u diskutuar nga drejtuesit e klubit të Evrtoni.
Ndryshe, Barkley ishte edhe gjatë verës afër transferimit te Chelsea, por ai dështoi vetëm në minutat e fundit. /Telegrafi/
BREAKING: Ross Barkley will have a medical at Chelsea today ahead of a £15m move from Everton, per @_pauljoyce pic.twitter.com/tcPeNy0XfV
— B/R Football (@brfootball) January 5, 2018