Nicolo Barella edhe zyrtarisht e ka refuzuar transferimin te skuadra e Romës.
Oferta më e mirë në drejtim të Cagliarit deri më tani ka qenë nga Roma, por ishte vetë mesfushori italian që e ka refuzuar atë.
Roma ishte në gjendje të ofronte 35 milionë euro në drejtim të Cagliarit si dhe njërin nga lojtarët Defrel ose Gerson.
Kjo ofertë e ka kënaqur shumë Cagliarin që e ka pranuar, por ishte Barella që refuzoi transferimin te Roma.
Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka thënë se dëshiron transferimin vetëm te Interi.
22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe tani pritet që dy klubet të gjejnë një akord për lojtarin në fjalë. /Telegrafi/