Telegrafi

Barella përfshihet në planet e Cityt

(Foto: Instagram/nicolo_barella)

Manchester City do të përpiqet ta transferojë Nicolo Barellan, në rast se largohet Bernardo Silva – njofton TMW.

Klubi anglez është duke biseduar me Paris Saint-Germainin për shitjen potenciale të anësorit portugez, për të cilin kërkojnë 100 milionë euro.

28-vjeçari ka edhe dy vite në kontratën e tij, mirëpo është i interesuar për një aventurë të re dhe Pep Guardiola nuk e ka në plan ta ndalë, nëse lojtari e kërkon vet largimin.

Lexo po ashtu Newcastle tërheq interesimin për Barellan, por Arsenali, Liverpooli dhe Unitedi vazhdojnë garën

Por, nëse Silva ndërron klub, atëherë Citizens duhet të gjejnë zëvendësues dhe atë janë duke e kërkuar te Interi.

Guardiola pëlqen cilësitë, mentalitetin dhe aftësitë udhëheqëse te Barellas, ndërsa nuk dihet ende se cila do të jetë oferta që mund ta bëjë City për italianin 26-vjeçar. /Telegrafi/