Telegrafi

Bardhi njofton fansat se po vjen me tri bashkëpunime

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Bardhi, ka nisur përgatitjet për projektet e reja që do të sjellë në fillim të këtij viti.

Artisti, i cili numëron fansa të shumta, për ndjekësit ka zbuluar se po vjen me disa bashkëpunime.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se më kë ka bashkuar forcat duke bërë ndjekësit kureshtarë dhe madje ka kërkuar që t’ia gjejnë.

“3 projekte të gjitha bashkëpunime? Me kë mendoni që janë”, tha ai.

Ndërkaq, në intervistën e dhënë për Telegrafin në fillim të vitit 2022 theksoi se njëri prej tyre do të jetë me Azet, kurse tjetri me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi-O.

Lexo po ashtu I lumtur me sukseset që arriti në 2021, Bardhi zbulon bashkëpunimet e të rejat që do të sjellë në vitin 2022

“Viti 2022 do të ketë shumë surpriza duke filluar nga janari bashkëpunimi me Azet dhe pastaj kënga tjetër do të vijë në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi-O”, shtoi Bardhi.

Përveç këtyre, në vijim do të shohim se me kë do të jetë projekti i tretë i artistit nga Kumanova. /Telegrafi/