Telegrafi

Bardhi: “Kjo Maqedoni ka futbollistë cilësorë”

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi ka treguar edhe një herë se është një mjeshtër i vërtetë i goditjeve të lira dhe futbollisti kryesor i këtij ekipi. Me kryeveprën e tij të re nga distanca, Maqedonia paralajmëroi triumfin ndaj Armenisë në turin e dytë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve (2-0), njofton Telegrafi.

Pas përfundimit të takimit, kapiteni Bardhi është shprehur shumë i lumtur për fitoren dhe tre pikët e fituara.

“Kjo është një fitore e veçantë. Luajtëm me nj futbollist më pak pas kartonit të kuq, por rregulluam disa gjëra dhe falë Zotit morëm fitoren. Mendoj se është fitore e merituar. Ky ekip ka një grup shumë cilësor, por sidomos njerëz cilësorë. E nisëm keq sezonin, por ndoshta ky do të jetë çelësi për të përfunduar të parët në grup”, tha Bardhi.

Standings provided by Sofascore

Pas dy xhirove të luajtura, Maqedonia e Veriut është e para në tabelë me katër pikë, Armenia është e dyta me tre, Letonia ka po aq, ndërsa Ishujt Faroe janë të fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/