Telegrafi

Bardhi dhe Ensam publikojnë këngën e re “Ajo po don”

Bardhi dhe Ensam (Foto: YouTube)

Reperi tashmë i popullarizuar shqiptar, Bardhi, ka prezantuar një tjetër projekt të ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artistin e ri, Ensam, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.

“Ajo po don” titullohet kënga, që tani ndodhet e plotë edhe në kanalin e SBS Entertainment në YouTube.

Bardhi dhe Enzam (Foto: YouTube)

Teksti dhe melodia është bërë nga vet artistët, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.

Producent ekzekutiv i këtij projekti është Jetmir Agaj së bashku me Qëndrim Bajraktarin.

Lexo po ashtu E rrallë në estradë: Bardhi publikon albumin e ri me 20 këngë, 18 prej të cilave janë bashkëpunime

Videoja ndërkohë i është besuar ‘Kastriot New Era’.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) vetëm pak ditë më parë solli albumin e ri të quajtur “Trëndafil” që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/