Reperi tashmë i popullarizuar shqiptar, Bardhi, ka prezantuar një tjetër projekt të ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me artistin e ri, Ensam, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.
“Ajo po don” titullohet kënga, që tani ndodhet e plotë edhe në kanalin e SBS Entertainment në YouTube.
Teksti dhe melodia është bërë nga vet artistët, kurse për producimin u përkujdes Çelik Lipa.
Producent ekzekutiv i këtij projekti është Jetmir Agaj së bashku me Qëndrim Bajraktarin.
Videoja ndërkohë i është besuar ‘Kastriot New Era’.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) vetëm pak ditë më parë solli albumin e ri të quajtur “Trëndafil” që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/