Site icon Telegrafi

Bardh Spahia për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme SPAK

Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës dhe ish-deputet i PD, u paraqit mëngjesin e së martës në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Kjo është hera e dytë që Bardh Spahia është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai shkoi në SPAK edhe mëngjesin e 2 Tetorit, ku qëndroi brenda godinës për 30 minuta. “S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version