Site icon Telegrafi

Barcelonës i kërkohet të ndalojë bullizmin ndaj Braithwaite

Drejtori i Shoqatës Daneze të Lojtarëve, Michael Sahl Hansen, i ka thënë Barcelonës se duhet të ndalojë “bullizmin” ndaj sulmuesit Martin Braithwaite.

Blaugranët transferuan ish-sulmuesin e Middlesbrough nga Leganes në shkurt të 2020, pasi La Liga u dha atyre dritën jeshile për të vulosur një transferim urgjent.

Danezit iu dha një kontratë deri në vitin 2024, por ai nuk është në planet e Xavit për sezonin aktual dhe Barça po përpiqet ta largojë nga librat financiar mes përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur faturën e përgjithshme të pagave.

Është raportuar se klubi po punon për të ndërprerë kontratën e Braithwaite, gjë që nuk i pëlqen shefit të futbollit danez, Hansen.

Lexo po ashtu Barcelona merr masa drastike për të detyruar Braithwaite dhe Umtitin të largohen nga klubi

“Trajtimi që po përjeton Martin është krejtësisht i paarsyeshëm. Diçka që ndoshta bie diku mes bullizmit dhe ngacmimit. Është e turpshme se si FC Barcelona po përpiqet ta largojë atë nga kontrata e tij, nga puna e tij”, ka thënë fillimisht ai.

“Një lojtar që erdhi në shpëtimin e tyre kur ata ishin nën presion, tani është duke u turpëruar. Ku është mirësjellja?”.

“Një kontratë është një kontratë dhe FC Barcelona dhe Martin u angazhuan edhe për dy vite të tjera. Martin duhet të vazhdojë të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes. Po ashtu edhe FC Barcelona”.

“Dhe përveç kësaj, do të korrespondonte që një nga klubet më të mëdha në botë t’i trajtonte lojtarët e tyre me më shumë respekt”, përfundoi danezi.

Lexo po ashtu Barcelona ka ende shumë raste për të zgjidhur në dy javët e ardhshme: Afrimet dhe largimet e mundshme

Braithwaite thuhet se nuk është i gatshëm të anulojë vullnetarisht kontratën e tij dhe dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, pavarësisht faktit se ai u shfaq vetëm në katër ndeshje në La Liga sezonin e kaluar.

31-vjeçari ka vetëm 10 gola në emër të tij nga 57 paraqitje në përgjithësi që nga bashkimi me klubin dhe ka tërhequr interes nga MLS dhe Arabia Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version