Telegrafi

Barcelonës duket se i mbetet Depay në skuadër – Juventusi ka një opsion tjetër

Komentet nga Pavel Nedved dhe Max Allegri raportojnë se Juventusi është gati të heqë dorë nga sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay në favor të Arkadiusz Milik, duke arritur një marrëveshje me Olympique Marseille.

Bianconerët pritej të transferonin holandezin, i cili do të jetë një lojtar i lirë kur të përfundojë kontratën e tij në Camp Nou me pëlqim reciprok.

Megjithatë, ai ende nuk ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin, mes thashethemeve se ai ka rritur kërkesat e tij për paga.

Lexo po ashtu Juventus dhe Manchester United në luftë për Milik

Kjo është vetëm një nga arsyet që e shtyn Juventusin drejt një objektivi tjetër, sepse siç konfirmoi zëvendëspresidenti Nedved këtë mbrëmje për DAZN, Depay është “vetëm një nga emrat që po vlerësojmë” në treg.

Trajneri Allegri dha sugjerime të tjera në komentet e tij pas ndeshjes për Sky Sport Italia pas barazimit 0-0 me Sampdoria.

“Nuk mund të luaj 4-4-2 me lojtarët që kam në dispozicion. Dusan Vlahovic dhe Moise Kean janë të mirë në sulmin në hapësirë, ne kemi nevojë për dikë që mund të mbajë topin”.

Lexo po ashtu Depay ia tregon kushtet e kontratës Juventusit

Milik është dikush që ka qenë prej kohësh në listat e dëshirave të Allegrit dhe Juves, që nga koha kur ishte në Napoli, kjo është arsyeja pse ai u ul në stol për gjashtë muaj nga Aurelio De Laurentiis pasi refuzoi një kontratë të re.

Ata kishin frikë se ai po përpiqej të orkestronte një transferim të lirë te Juventusi, kështu që e ndaluan polakin derisa ai pranoi kalimin te Olimpiku Marseille në janar të vitit 2021.

Milik nuk është më pjesë e planeve të Marseille dhe Sky Sport Italia pohon këtë mbrëmje se Juventus ka rënë dakord për një marrëveshje për ta marrë atë në huazim për dy milionë euro me opsion blerjeje për tetë milionë euro të tjera.

Ndryshe nga Depay, Milik gjithashtu do të kishte një pagë shumë më të ulët dhe do të ofronte karakteristika shumë të ndryshme që janë humbur disi që kur Alvaro Morata u kthye në Atletico Madrid. /Telegrafi/