Barcelona ka aspirata për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe për këtë ata kanë nevojë për treshen e tyre sulmuese Lionel Messi, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann.
Barcelona nuk ka nevojë vetë për këta tre si emra, por për formën e tyre në maksimumin absolut.
Një front sulmues dhe i efektshëm me tre sulmues përpara, është diçka që i mungon Barcelonës këtë sezon dhe me dy trajnerë të ndryshëm nuk arriti ta implementojë këtë gjë.
Quique Setien zgjodhi një formacion 4-4-2 kundër Villarreal që ishte pothuajse në fund të sezonit, me Suarez dhe Griezmann në krye dhe Messin pas tyre dhe kjo ishte e suksesshme.
Nëse kjo treshe mund të performojnë në mënyrë të vazhdueshme siç bënë atë ditë atëherë lavdia në Ligën e Kampionëve nuk do të ishte e pamundur.
Edhe pse e fitoi edhe një herë “Pichichin”, Messi ka shënuar më pak gola këtë sezon dhe skuadra ka lënë pikë në ndeshje ku nuk pritej.
Skuadra ka shënuar më pak se sa bëjnë zakonisht, edhe pse në fund dolën si sulmi më i mirë në kampionat.
Suarez nuk ka qenë në gjendje të luajë në mënyrë të vazhdueshme dhe e ka pasur sezonin e tij më të varfër me fanellën e Barcelonës deri më sot, duke shënuar vetëm 19 gola
Tani klubi shpreson ta ketë atë në maksimumin e tij për Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, uruguaiani ka kaluar gati pesë vjet pa shënuar jashtë shtëpisë në Evropë, që do të thotë se përgjegjësia ka rënë pothuajse tërësisht në shpatullat e Lionel Messit.
Griezmann është i dëmtuar për momentin, por pritet të jetë i aftë për ndeshjen kundër Napolit në 8 gusht.
Francezi nuk ka luajtur vazhdimisht këtë vit dhe shpesh është futur jashtë pozicionit të tij, larg sulmit.
Te Barcelona besojnë në talentin e tij dhe ai mund të bëjë një ndryshim kur të kthehet futbolli në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/