Site icon Telegrafi

Barcelonën e pret një orar shumë i vështirë në muajin tetor

Dy pikë në tre ndeshjet e fundit të La Liga Santander, tregojnë që Barcelona po kalon një krizë dhe ndeshjet e muajit tetor nuk e ndihmojnë aspak, pasi ka një orar shumë të vështirë.   

Java fillon me Tottenhamin në Londër, ku Blaugranat do të luajnë të mërkurën në Wembley .

Pas katër ditësh ata do të luajnë me Valencian në një derbi të zjarrtë në La Liga.

Edhe kjo ndeshje në udhëtim.

Pas asaj vijnë tri ndeshje radhazi si vendas. Barcelona e pret në shtëpi Sevillan (20 tetor) po ashtu edhe Real Madridin (28 tetor).

Në mes është ndeshja e Ligës së Kampionëve me Interin para fundit të muajit (24 tetor), duke  dëshmuar kështu një muaj të vështirë për Blaugranat.

Nëse Barcelona del nga kjo gjendje atëherë do të kthehet në binar dhe do të konkurrojë për të gjithë trofetë si zakonisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version