Barcelona ka konfirmuar transferimin e Andreas Christensen si futbollist të lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsean.
26-vjeçarit i skadoi kontrata me Blutë në fund të sezonit 2021/2022 dhe ai ka arritur marrëveshje që të jetë futbollist i Blaugranëve.
Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare (deri në vitin 2026) me klubin spanjoll duke i dhënë fund qëndrimit prej një dekade në Stamford Bridge.
✍️ Barça sign Andreas Christensen until 2026!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022
Katalunasit kishin arritur marrëveshje për Christensen në muajin e kaluar së bashku me Franck Kessie (nga Milani), mirëpo nuk kishin arritur t’i konfirmonin për shkak të kufizimeve financiare.
Megjithatë, të premten ka përfunduar viti kalendarik për Barcën dhe klubi njoftoi shitjen e 10 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme (për 267 milionë euro te kompania amerikane Sixth Street).
Sot (e hënë) u konfirmua arritja e Kessie dhe pastaj e Christensen. Të dy lojtarët kanë klauzola prej 500 milionë euro për prishje të kontratave. /Telegrafi/
Signed! ✅ pic.twitter.com/AoP9JTjwC5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022