Site icon Telegrafi

Barcelona i vendos ultimatum Dembeles për kontratën e re

Ousmane Dembele është një futbollist shumë i rëndësishëm për Barcelonën, por francezi është duke i shkaktuar probleme gjigantit katalunas.

Sulmuesi anësorë ka pasur besimin e drejtuesve të klubit ndër vite, edhe pse ka pasur shumë probleme me lëndime.

24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit dhe ende nuk ka vazhduar për rinovimin e saj.

Mundo Deportivo ka raportuar se Dembele ka një ultimatum nga klubi që i ka ofruar vazhdimin e kontratës deri në verën e vitit 2025.

Dembele duhet të vendos brenda këtij muaji nëse do ta pranojë ofertën e Barcelonës ose jo.

Nëse nuk e pranon kontratën e re, atëherë Barcelona do ta shes atë në janar, pasi nuk dëshiron që ta humbas pa fituar asgjë në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version