Jean-Clair Todibo është bërë objektiv i skuadrës italiane Milan.
Rossonerët po këmbëngulin për ta marrë në huazim me të drejtë blerje yllin e ri francez.
Barcelona duket se është gati ta lë të lirë talentin francez dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.
Katalunasit janë duke kërkuar shtatë milionë euro për ta lënë huazim për gjashtë muaj lojtarin dhe 20 të tjera për blerje të detyrueshme.
Gjithsesi Milani nuk do ta ketë fare të lehtë ta marrë mbrojtësin francez, pasi ka edhe skuadra tjera që e duan atë.
Watford dhe Southampton e duan në Angli, ndërsa në garë janë edhe Bayer Leverkusen dhe Monaco.
Barcelona është gati ta shesë talentin francez, por duan që ta kenë një klauzolë riblerëse pas tri viteve. /Telegrafi/