Telegrafi

Barcelona i vendos çmimin e largimit, Chelsea dhe Bayern pas Sergino Dest

Sergino Dest pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë verë nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi i djathtë amerikan është nxjerrë në shitje nga Barcelona që ka nevojë urgjente për para.

Gjiganti katalunas i ka vendosur çmimin e largimit amerikanit prej 30 milionë euro.

Daily Mail ka raportuar se Chelsea së fundmi i është bashkuar garës me Bayern Munichun për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit amerikan.

21-vjeçari ka pasur probleme me lëndime, por do të largohet nga Camp Nou gjatë janarit për t’i mbushur arkat e klubit katalunas.

Chelsea sipas Mail është e gatshme të ofrojë shumën e 30 milionë eurove për lojtarin, por ofertë të ngjashme pritet të bëjë edhe Bayerni.

Katalunasit janë të kënaqur me shumën prej 30 milionë eurove, pasi në verën e vitit 2020 kishin shpenzuar 21 milionë euro për ta blerë atë nga Ajaxi. /Telegrafi/