Site icon Telegrafi

Barcelona vendos afat përfundimtar për transferimin e Nico Williams

Barcelona thuhet se ka vendosur një afat të ri për shpresat e tyre të vazhdueshme për nënshkrimin e yllit spanjoll të Athetic Bilbaos, Nico Williams.

Klubi katalunas e ka ndjekur hapur reprezentuesin spanjoll gjatë gjithë verës pas rolit të tij kyç në triumfin e Kombëtares La Roja në Euro 2024.

Megjithatë, pavarësisht këmbënguljes së tyre, Bilbao ka qëndruar i vendosur dhe skuadra baske është e sigurt se do ta mbajë atë për sezonin 2024/25.

Lexo po ashtu Barcelona nuk është dorëzuar për Nico Williams, presidenti Laporta ka ndërhyrë personalisht në bisedime

Koha po mbaron për Barcelonën dhe Williams duket se preferon një qëndrim në Bilbao më shumë sesa një lëvizje në Kataluni, në këtë fazë të karrierës së tij.

Barcelona ka sjellë që atëherë Dani Olmon, një objektiv i dyfishtë së bashku me Williams, por ka një shans të vogël për një marrëveshje me yllin e Bilbaos.

 

Sipas përditësimit të fundit nga gazeta Mundo Deportivo, Barcelona tani ka vendosur një afat përfundimtar të brendshëm deri më 23 gusht, për të përfunduar sagën.

Kjo është pika pa kthim për Barcelonën, pasi ata do të takohen me Williams dhe Athletic Bilbao të nesërmen, në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi për sezonin e ri në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version